Scholz viziton rajonet e goditura nga përmbytjet në Gjermaninë jugperëndimore

Evropë

Scholz viziton rajonet e goditura nga përmbytjet në Gjermaninë jugperëndimore

Më: 19 maj 2024 Në ora: 06:43
Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz vizitoi rajonet e përmbytura në jugperëndim të Gjermanisë.

Ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut pas reshjeve të mëdha.

Scholz anuloi pjesëmarrjen e tij në një fushatë zgjedhore të Parlamentit Evropian në shtetin e Saarland, në kufi me Francën dhe Luksemburgun, për të treguar solidaritet me banorët e Kleinblittersdorf të cilët janë prekur nga përmbytjet, raporton euronews.

Ai eci nëpër fshat me guvernatoren rajonale, Anke Rehlinger, dhe foli me banorët lokalë dhe personelin e shërbimeve të urgjencës, të cilët i janë përgjigjur mijëra kërkesave për ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat