Orteku vret dy persona në Alpet zvicerane

Evropë

Orteku vret dy persona në Alpet zvicerane

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Dy alpinistë humbën jetën në Alpet zvicerane si pasojë e një orteku që u shkëput papritmas nga malet, duke i zënë poshtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Pigne d’Arolla, në një lartësi 3800 m, mes rajonit të Cervino e Grand Combin.

Sipas të dhënave paraprake, të dy viktima janë italiane, teksa një person i tretë ka mundur të shpëtojë nga masivi i borës.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje me helikopter, ndërsa dyshohet se orteku është shkëputur dhe për shkak të rritjes së temperaturave gjatë ditëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat