Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropë

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Më: 19 maj 2024 Në ora: 14:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia hungareze ka njoftuar se dy persona kanë humbur jetën dhe pesë tjerë janë zhdukur si pasojë e përplasjes mes dy anije në lumin Danub në Hungari.

Ata gjithashtu theksuan se të shtunën mbrëma gjetën një burrë që i rridhte gjak nga koka në brigjet e lumit Danub, në afërsi të qytetit Veroce rreth 50 kilometra në veri të kryeqytetit – Budapest.

Trupat e pajetë dhe një burri dhe një gruaje më vonë janë gjetur jo larg vendit ku u gjet burri i lënduar.

Disa orë pas fillimit të kërkimit, policia zbuloi një anije të dëmtuar në ujë, e cila u nxorr me një anije tjetër. Ata janë akoma në kërkim të pesë të rriturve – tre burrave dhe dy grave që besohet se ishin në anije.

Policia hungareze njoftoi se në ato momente gjendej në atë pjesë edhe një anije tjetër e cila u gjet e dëmtuar në Komarom, rreth 80 kilometra nga kryeqyteti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat