Ministrja e Jashtme gjermane: Putin dëshiron të shkatërrojë vendin dhe njerëzit

Evropë

Ministrja e Jashtme gjermane: Putin dëshiron të shkatërrojë vendin dhe njerëzit

Më: 21 maj 2024 Në ora: 14:39
Annalena Baerbock

“Fakti që ky terror ndaj infrastrukturës vazhdon edhe pas dimrit tregon se presidenti rus dëshiron të shkatërrojë vendin, dëshiron të shkatërrojë jetët e njerëzve”.

Kjo është akuza ndaj Vladimir Putin nga ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila vizitoi një nga termocentralet më të mëdha në Ukrainë.

Baerbock foli me Ministrin ukrainas të Energjisë Herman Galushchenko për situatën në termocentralin, shkatërrimi i të cilit u denoncua nga ukrainasit në prill. Galushchenko akuzoi rusët se sulmuan me 11 raketa, vetëm gjashtë prej të cilave u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës me Kievin që vazhdon të kërkojë më shumë ndihmë ushtarake.

Ministrja e Jashtme gjermane u bëri thirrje ndërkombëtarëve për më shumë mbrojtje ajrore për të mbrojtur jo vetëm qytetet e mëdha, por edhe infrastrukturën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat