Tanku rus “shkeli” në minat ukrainase

Evropë

Tanku rus “shkeli” në minat ukrainase

Më: 21 maj 2024 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Duke parë se dronët janë bërë një armë shumë e rrezikshme për këmbësorinë ruse, ata menduan se me disa modifikime do t’i shpëtojnë makineritë e tyre luftarake.

Megjithatë as ato duket se nuk po u ndihmojnë edhe aq shumë, siç është rasti me tankun rus që tashmë ka marrë emrin e “tankut-breshkë”.

Pamjet nga droni që janë filmuar nga Shadow Group, shfaq momentin kur pikërisht një tank i tillë shkatërrohet nga ukrainasit.

Ky tank i veshur me shtresa të çelikta dhe me pajisjen për deminim po lëvizte nëpër një fushë në Ukrainë, kur shkeli në minat antitank.

Pasi që u shkatërrua dhe nuk mund të vazhdonte rrugëtimin, ushtarët që ishin brenda dolën me shpejtësi para se të shpërthente municioni brenda dhe filluan të vrapojnë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat