Dy deputetë u përleshën në një seancë parlamentare në Rumani.
Konflikti ka ndodhur mes Florin Roman, deputet i Partisë Nacional Liberale dhe Dan Vulceanu, deputet i pavarur.
Florin Roman pretendon se Dan Vilceanu e sulmoi atë teksa po dilnin nga salla plenare, duke e goditur me gju.
Roman do të shkojë në Institutin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore për të marrë një certifikatë mjekësore, do të bëjë kërkesë për sanksionimin e deputetit dhe do të bëjë kallëzim penal ndaj tij.
Këtu janë pamjet e kapura nga kamera e vëzhgimit të Parlamentit, duke treguar të dy të përqafuar fort, duke e shtyrë njëri-tjetrin, me Vilceanu që tenton të kafshojë Romanin në fytyrë ndërsa e mbante për qafë.
Më pas, Roman nuk e kap kamera ndërsa Vilceanu duket se po përgatitet të godasë.
Ndryshe, autoritetet rumune kanë nisur hetimet rreth rrahjes mes deputetëve dhe së shpejti do të marrin masa ndaj tyre.