Burri që vdiq në avionin e goditur nga turbulencat e forta po shkonte në “udhëtimin e jetës” me gruan e tij

Evropë

Burri që vdiq në avionin e goditur nga turbulencat e forta po shkonte në “udhëtimin e jetës” me gruan e tij

Më: 22 maj 2024 Në ora: 10:19
Geoffrey Kitchen dhe gruaja e tij

73-vjeçari britanik i cili vdiq në fluturimin nga Londra në Singapor për shkak të turbulencave të forta, ishte duke shkuar në një udhëtim me gruan e tij, e cila aktualisht është në spital.

Geoffrey Kitchen besohet të ketë pësuar një atak në zemër kur fluturimi i Singapore Airlines ra 7000 metra në vetëm gjashtë minuta pasi u godit nga turbulenca të forta, shkruan Metro.

Kitchen, nga Thornbury, Gloucestershire u shpall i vdekur në vendngjarje pasi avioni bëri një ulje emergjente në Tajlandë. Gruaja e tij Linda mbetet në spital edhe pse gjendja e saj nuk dihet.

Gjithsej 71 pasagjerë u shtruan në spital, me shtatë të tjerë në gjendje kritike.

Çifti kishte kaluar fundjavën me nipërit e mbesat e tyre përpara se të niseshin për “udhëtimin e jetës” të tyre gjashtë javor në Azinë Juglindore, Indonezi dhe Australi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat