Kreu i Republikës Srpskas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, i nxitur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, një ditë para votimit të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara ka thënë se nesër do të propozojë një ndarje paqësore të Republika Srpskas nga Bosnje e Hercegovina.
Dodik ka thënë se këtë do t’ia propozojnë nesër Qeverisë një propozim të tillë në seancën që do ta mbajnë për Srebrenicën.
“Nëse do të përshpejtohet apo do të jetë në një kohë të përshtatshme, kjo është çështje e procesit. Ne zgjodhëm një ndarje paqësore dhe do të propozojmë neër në mbledhjen e Qeverisë për Srebrenicën. Do ta propozojmë këtë për palën federale”, ka thënë Millorad Dodik.
Më 23 maj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë propozim-rezolutën për shpalljen e 11 korrikut “Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.