Letonia ndan miliona dollarë për zhvillimin e infrastrukturës së Ukrainës

Evropë

Letonia ndan miliona dollarë për zhvillimin e infrastrukturës së Ukrainës

Nga: A.SH Më: 23 maj 2024 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Letonia do të ndajë gjashtë milionë euro (gati 6.5 milionë dollarë) në vitin 2024 për të mbështetur zhvillimin e infrastrukturës në Ukrainë, njoftoi qeveria ukrainase përmes portalit të saj të internetit më 22 maj.

Një delegacion letonez, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë Viktors Valainis, u takua me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës së Ukrainës për të diskutuar forcimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

Në veçanti, delegatët diskutuan zhvillimin e rrugëve logjistike, rritjen e transportit nëpërmjet porteve baltike, rritjen e eksporteve të produkteve të Ukrainës dhe përmirësimin e transportit hekurudhor dhe rrugor.

"Ne jemi mirënjohës për ndihmën e dhënë Ukrainës nga Republika e Letonisë që në ditët e para të pushtimit në shkallë të gjerë," tha ministri në detyrë i Infrastrukturës Vasyl Shkurakov.

“Tashmë kemi një sërë zhvillimesh të përbashkëta në bashkëpunimin e transportit që jo vetëm do të rrisë potencialin eksportues të shtetit, por edhe do të stimulojë zhvillimin ekonomik të të dy vendeve. Fjala është për rrugët transitore, infrastrukturën hekurudhore dhe rrugore, si dhe perspektivat për bashkëpunim në fushën e trafikut ajror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat