Porfirije ftoi serbët të luten para votimit në OKB. Këmbanat do të bien në mesditë

Evropë

Porfirije ftoi serbët të luten para votimit në OKB. Këmbanat do të bien në mesditë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 10:24
Porfirije

Në mesditë do të bien kambanat në kishat ortodokse në Serbi përpara votimit të sotëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutën e propozuar që kërkon shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës.

Sipas bekimit të patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, kambanat do të bien për “shpëtimin e shtetit dhe popullit serb”. Kisha tha në një deklaratë se kambanat do ta thërrasin “popullin besnik të Svetosavës në lutje, qetësi, solidaritet të ndërsjellë dhe vendosmëri për të bërë mirë, pavarësisht akuzave krejtësisht të rreme dhe të padrejta ndaj të cilave ata ekspozohen në OKB”.

Porfirije i ftoi besimtarët serbë të luten për drejtësi dhe paqe.

Serbia e kundërshton fuqishëm rezolutën dhe nisi një ofensivë të madhe diplomatike kundër saj. Serbia dhe Republika Srpska, e cila dominohet nga serbët e Bosnjës, kanë mohuar vazhdimisht se ka pasur gjenocid në Srebrenicë.

Rezoluta u propozua nga vendet që kanë një përvojë të rëndë historike me këtë – Gjermania dhe Ruanda. Teksti u sponsorizua nga 34 vende të tjera, duke përfshirë të gjitha ish-vendet jugosllave, përveç Serbisë dhe Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat