Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi: Sot populli serb është me zemër në KB

Evropë

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi: Sot populli serb është me zemër në KB

Më: 23 maj 2024 Në ora: 10:25
Andrija Mandiq

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ka deklaruar se “i gjithë populli serb, kudo që jeton, sot është i bashkuar për të kundërshtuar çdo synim për të votuar në OKB për gjenocidin, sipas propagandës serbe, “të supozuar” në Srebrenicë”.

“Sot, populli serb, pavarësisht se ku jeton, e ka zemrën në OKB.

Ata janë të bashkuar në kundërshtimin e tyre ndaj çdo synimi për të votuar gjenocidin “e supozuar” në OKB dhe ofrojnë mbështetje të plotë për të gjitha përpjekjet e bëra nga presidenti dhe delegacioni i Republikës së Serbisë.

Ne do të mbetemi të vetëm dhe me ballë të ngritur do të luftojmë për një të ardhme më të mirë të popullit serb”, ka shkruar Mandiq në rrjetin social “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat