Macron: Kryengritje e paprecedentë në Kaledoninë e Re

Evropë

Macron: Kryengritje e paprecedentë në Kaledoninë e Re

Më: 23 maj 2024 Në ora: 13:12
Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka përshkruar trazirat në territorin francezo-Paqësor të Kaledonisë së Re si një “lëvizje kryengritjeje të paprecedentë” që askush nuk e pa të vinte.

Gjatë një turneu në selinë e policisë në kryeqytetin Noumea të enjten, ai tha se ditët dhe javët e ardhshme do të jenë të vështira, por Parisi do të “shkojë deri në fund” për të rivendosur qetësinë, raporton BBC.

Gjashtë persona, përfshirë dy oficerë policie, janë vrarë.

Kurse, qindra të tjerë janë plagosur në trazira, plaçkitje dhe zjarrvënie të shkaktuara nga një reformë e diskutueshme zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat