“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të ‘ndarjes paqësore’ të Bosnje-Hercegovinës

Evropë

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të ‘ndarjes paqësore’ të Bosnje-Hercegovinës

Më: 23 maj 2024 Në ora: 14:21
Dodik

Presidenti i entitetit të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka thënë se në 30 ditët e ardhshme, Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës do t’i propozohet një marrëveshje për “demarkacionin paqësor”.

“Sot po fillojmë me një vendim formal për të kërkuar një demarkacion paqësor, do të propozojmë që fillimisht të sqarohen kompetencat politike në raport me subjektet dhe të ruhet dhe largohet modeli aktual i funksionimit të ekonomisë dhe brenda pak vitesh të përshtateni me modelin e demarkacionit paqësor”, citohet të ketë thënë për mediat Dodik.

Sipas tij, populli serb “thjesht nuk mund të jetojë më në këtë BeH” dhe se boshnjakët “nuk i respektuan serbët” dhe se “ajo që ata bënë me rezolutën për Srebrenicën është e paligjshme”.

Deklarata e tij e “zbutur” vjen një ditë pasi ai kishte thënë të mërkurën se “nesër në Srebrenicë”, ai do të propozojë një “ndarje paqësore” në Bosnje dhe Hercegovinë.

Dhe ajo vjen në ditën kur zhvillohet seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku do të diskutohet për rezolutën në Srebrenicë.

Për dokumentin që shkaktoi emocione të forta në Bosnje dhe Hercegovinë por edhe rajon, do të shprehin mendimin e tyre 193 përfaqësues të shteteve anëtare dhe për miratimin e tij kërkohet një shumicë prej 97 votash.

Ndërkohë është raportuar se në Srebrenicë mbizotëron një situatë e tensionuar.

Sipas raportimeve, atje, autoblindat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska (MUP RS) janë parë mëngjesin e sotëm në rrugët e Srebrenicës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat