Republika Sërpska ofron marrëveshje për "ndarje paqësore" në Bosnje dhe Hercegovinë

Evropë

Republika Sërpska ofron marrëveshje për "ndarje paqësore" në Bosnje dhe Hercegovinë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 14:37
Mbledhja e Qeverisë së Republikës Sërpska. 23 maj 2024.

Në 30 ditët e ardhshme, Qeveria e Republikës Sërpska (RS) do të krijojë një marrëveshje që do t'i dërgohet entitetit tjetër të Bosnjës, Federatës së Bosnjës e Hercegovinës, për "ndarje paqësore", njoftoi kryeministri i RS-së, Radovan Vishkoviq, pas mbledhjes së Qeverisë së Republikës Sërpska në Srebrenicë të enjten, më 23 maj.

Seanca e Qeverisë u mbajt në prag të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), në rendin e ditës të së cilës është edhe rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

"Kjo nuk është shkëputje, ndarje paqësore nuk është shkëputje, e drejta e garantuar me Kushtetutë është ndarja paqësore. Ne do të ofrojmë, nëse na konsideroni komb gjenocidal, që nuk jemi, atëherë nuk kemi pse të jetojmë së bashku", tha Vishkoviq.

Presidenti i RS-së, Millorad Dodik, po ashtu mori pjesë në mbledhjen e ekzekutivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat