Vuçiqi bën thirrje të votohet kundër rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Evropë

Vuçiqi bën thirrje të votohet kundër rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Më: 23 maj 2024 Në ora: 17:10
Aleksander Vuçiq

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nisi debatin për një propozim-rezolutë, që do ta shpallte 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Në fjalën e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” dhe kërkoi që të mos mbështetet.

“Iu bëj thirrje vendeve anëtare që të votojnë kundër rezolutës”, ka thënë Vuçiq.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe bombardimet e NATO- më 1999.

Kurse, përfaqësuesja e Gjermanisë, Antje Leendertse, thënë se rezoluta është modeluar sipas rezolutës për gjenocidin në Runada.

“Pothuajse 30 vjet më parë, 8,372 myslimanë boshnjakë u ekzekutuan sistematikisht në qytetin e Srebrenicës. Vrasja filloi më 11 korrik dhe zgjati disa ditë”, ka thënë Leendertse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat