“Vuçiq e Dodik organizuan paradën pas rezolutës në OKB”, avokati serb zbardh detajet

Evropë

“Vuçiq e Dodik organizuan paradën pas rezolutës në OKB”, avokati serb zbardh detajet

Më: 23 maj 2024 Në ora: 20:54
Foto nga vendi i ngarjes

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë që njeh gjenocidin serb në Srebrenicë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe ai i entitetit të Republikës Serbe në Bosnje-Hercegovinë, Milorad Dodik organizuan paraprakisht një paradë me flamuj në kryeqytet, Beograd.

Kështu mendon avokati i njohur serb, Çedomir Stojkoviq, i cili ka dhënë edhe disa detaje interesante.

“Të gjithë flamujt janë të sapo printuar, të gjithë kanë dimensione të njëjta dhe të gjithë valojnë në të njëjtën anë”, shkroi ai në platformën X.

“Në një vend ku njerëzit veshin çorape të grisura – kjo nuk ndodh pa një organizim shtetëror”, shtoi ai.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale pothuajse në të gjitha veturat nuk ka më së shumë se dy persona – shoferi dhe pasagjeri.

Ndryshe, 11 korriku është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë dhe duhet të festohet çdo vit.

Rezoluta u miratua me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.

Kujtojmë se 8372 persona janë vrarë vetëm gjatë disa ditëve të korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë. Numri i viktimave në Bosnje ka qenë shumë më i madh – mbi 100 mijë të vrarë.

Ndryshe, krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat