Rezoluta e Srebrenicës, Mehmedoviq: Preventiva e gjenocidit, efekti kyç

Evropë

Rezoluta e Srebrenicës, Mehmedoviq: Preventiva e gjenocidit, efekti kyç

Më: 23 maj 2024 Në ora: 23:34
Shemsudin Mehmedoviq

Shemsudin Mehmedoviq , deputet në Asamblenë Parlamentare të Bosnjë dhe  Hercegovinës, tha se me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, është bërë një qasje e kënaqshme në aspektin formalo-juridik, sepse BeH ka fituar një akt të fuqishëm juridik për betejën e mëtejshme dnërkombëtare.

Ai tha se viktimat tani janë të inkurajuar për të kërkuar dëmshpërblim.

“Preventiva e gjenocidit është efekti kyç i kësaj rezolute e miratuar në OKB, sepse të gjitha vendet në botë, edhe ato që ishin kundër, do të mësojnë se në Bosnjë e Hercegovinë ka qenë gjenocidi”, tha Mehmedoviq, në “Lajmet e fundit”.

Ai komentoi veprimin e Vuçiqit në Asamblenë  e OKB për të cilin tha se ishte një lojë e re e tij. Vuçiq, shtoi ai, ka marrë pjesë në të gjitha ato ngjarje që kanë ndodhur në BeH, por edhe situatën në vend në momentin e votimit të Rezolutës në Asamblenë e KS të OKB-së

“Sot gjithçka ka shkuar mirë, përveç provokimeve nga ana e Millorad Dodikut, i cili ka mbajtur sesion të qeverisë, ku ka paraqitur një shfaqje të tij në kuptimin e mosnjohjes së gjenocidit në Srebrenicë, si dhe deklarata e tij për fillimin e ndarjes së Republikës Serbe nga BeH”, tha Mehmedoviq.

Ai theksoi se këto veprime i kanë vrojtuar me kujdes, derisa shtoi se njerëzit megjithatë janë të shqetësuar se mos rikthehen vitet e ’90-ta.

Mehmedoviq për Dodikun tha se karriera e tij politike ka përfunduar, sepse, vuri në dukje  ai, është transformuar nga një socialdemokrat në një radikal, që tenton të jetësojë politikat e viteteve të ‘90-ta në hapësirat e BeH-së.

Ndërkaq për politikëbërësit aktualë në Serbi, Mehemdoviq tha se ata jetojnë në një botë ireale, me moton “Bota Serbe”, si dikur “Të gjithë serbët në një shtet”, teksa shtoi se stabiliteti në rajon mund të ndryshojë në momentin kur Serbia njeh gabimin politik që ka bërë dikur, se një gjë është kryer në hapësirat e Ballkanit.

Ndryshe, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar propozim-rezolutën për shpalljen e 11 korrikut “Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

Rezoluta u referohet fakteve të përcaktuara nga aktgjykimet e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ashtu si edhe të gjykatave vendase.

Për gjenocidin mbi së paku 8 mijë e 372 boshnjakë dhe krime të tjera lufte në rajonin e Srebrenicës të Bosnje e Hercegovinës, u dënuan më shumë se 50 persona me rreth 700 vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat