Sërish tërmet në Itali, ja ku ishte epiqendra

Evropë

Sërish tërmet në Itali, ja ku ishte epiqendra

Më: 24 maj 2024 Në ora: 07:49
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 3.8 është regjistruar në orën 05:29 në veri të detit Jon, në juglindje të bregdetit jugor të Pulias.

Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), sipas të cilit tërmeti ka pasur një hipoqendër dhjetë kilometra të thellë.

Mediat italiane raportojnë se nga tërmeti nuk ka pasur dëme materiale apo në njerëz.

Kujtojmë se pak ditë më parë u regjistrua në Campi Flegrei, ndërsa lëkundjet u ndjenë deri në Napoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat