E rrezikshme t'i japësh Putinit kartelën e fitores!

Evropë

E rrezikshme t'i japësh Putinit kartelën e fitores!

Nga: H.Rafuna Më: 24 maj 2024 Në ora: 13:33
Studiuesi i lartë Karsten Friis në Institutin Norvegjez të Politikës së Jashtme (Nupi)!

Vladimir Putin është i gatshëm të fillojë negociatat për një armëpushim në Ukrainë por në kushte  të caktuara, tregojnë  burimet ruse për Reuters.

Eksperti norvegjez paralajmëron dhe është kundër dhënies së këtij besimi për presidentit rus!

Studiuesi i lartë Karsten Friis në Institutin Norvegjez të Politikës së Jashtme (Nupi)!

Vladimir Putin dhe Rusia duan një armëpushim me Ukrainën por duke  ruajtë territorin e pushtuar, shkruan Reuters. Me fjalë të tjera, Kremlini dëshiron të ngrijë luftën përgjatë vijave aktuale të frontit, informatë kjo  sipas katër burimeve me të cilat foli agjencia e lajmeve.

- Është tejet kërkuese dhe hulumtuese të interpretojsh Putinin dhe Kremlinin. Nga njëra anë, nuk ndalen me kërcënime të vazhdueshme dhe rezultate urrejtjeje kundër Ukrainës dhe Perëndimit, duke përfshirë edhe goditjet bërthamore, kurse nga ana tjetër ndëgjohen propozime të tilla për negociata ose armëpushim, thotë studiuesi dhe eksperti i NATO-s Karsten Friis në Institutin Norvegjez të Politikës së Jashtme. (Nupi) në Dagsavisen.

Burimet e lajmit për të cilat supozohet se janë të informuar mirë,  për atë që po diskutohet në Kremlin, pohojnë se Vladimir Putin beson se lufta mund t'i shitet popullit rus si një fitore, shkruan NTB.

Por Ukraina e ka bërë të qartë edhe më heret, se ata kërkojnë kthimin e të gjithë territorit të pushtuar dhe se paqja sipas kushteve të Putinit nuk është fare e rëndësishme.

Unë mendoj se duhet të mbahet gjithmonë derë e hapur për propozime serioze dhe negociata, por e vërteta është se jemi mësuar me Rusinë dhe në të njëjtën kohë jemi dëshmitarë se Rusia ka thyer historikisht marrëveshjet e negociuara!

Ata janë të trajnuar për negociata dhe qëllimisht luajnë lojën e disponimit  për opinionin publik perëndimor, për të dobësuar unitetin dhe vullnetin e mbështetjes për  Ukrainën. Ata vazhdimisht pretendojnë dhe shiten se duan negociata, por është  Ukraina dhe Perëndimi që nuk duan, thotë Karsten Friis.

Eksperti është i sigurtë në atë se tani Putini heziton qëllimshëm me këto veprime djallëzore të kamufluara!

- Unë besoj se, ajo që ata (Rusia, journ.anm.) thonë  se negociata të tilla duhet të zhvillohen, janë njëqind për qind mbrenda kushteve ruse.

Kjo do të ishte një mënyrë e rrezikshme për të shkuar në këtë drejtim sepse Ukraina mund të rrezikojë që Rusia të ulet aty me kartelën e fitores dhe të kontrollojë nëse do të ketë paqe apo jo, thekson Friis!  Dagsavisen

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat