​Bisedimet e paqes, Putin vë në dyshim legjitimitetin e Zelensky

Evropë

​Bisedimet e paqes, Putin vë në dyshim legjitimitetin e Zelensky

Më: 24 maj 2024 Në ora: 21:27
Putin dhe Zelenskyy

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se është e nevojshme të rinovohen bisedimet e paqes në Ukrainë, por Moska zyrtare sipas tij do të bisedojë vetëm me “liderët legjitimë në Kiev”.

Ai këto komente i bëri pas takimit me homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko sot në Minsk.

“Rusia është e gatshme të zhvillojë bisedime për luftën në Ukrainë. Sigurisht që jemi të vetëdijshëm që legjitimiteti i kreut aktual të shtetit ka marrë fund. Duhet të jemi absolutisht të sigurt se kemi të bëjmë me autoritete legjitime”, tha Putin në konferencë.

Mandati pesëvjeçar i presidentit ukrainas ishte menduar të përfundonte më 20 maj, por Zelensky nuk mbajti zgjedhje të reja presidenciale për shkak të luftës me Rusinë. Legjislacioni ukrainas ka ndaluar mbajtjen e zgjedhjeve në gjendje të jashtëzakonshme që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkurt 2022.

Zelensky hodhi poshtë parakushtet e vendosura nga Rusia për bisedimet, duke përfshirë lejimin e Rusisë për të mbajtur territorin e pushtuar nga forcat e Kremlinit qe nga pushtimi i shkurtit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat