Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë

Evropë

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë

Më: 24 maj 2024 Në ora: 23:09
Foto ilustrim

Ukraina përmes raketave amerikane shkatërroi një sistem rus të mbrojtjes ajrore prej 800 milionë dollarësh pranë vijës së frontit në lindje të Ukrainës.

Kanalet ruse në Telegram shpërndau video të ndryshme që supozohet se tregojnë një shpërthim dhe mbetjet e djegura të një sistemi raketor rus S-400 tokë-ajër në një fushë ajrore në Mospyne, në rajonin e pushtuar të Donetskut.

Një video e shkatërrimit u publikua nga llogaria “Jay in Kyiv” në platformën X (ish-Twitter), e lidhur me Fondacionin Bamirës “Serhiy Prytula”, i cili është i specializuar në ndihmën e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës dhe civilëve të prekur nga lufta ruso-ukrainase.

“Goditja me raketa ATACMS në Donetsk, që është nën pushtimin rus, ka bërë që rusët të ankohen se sistemi i tyre i raketave S400 me vlerë 800 milionë dollarë u shkatërrua së bashku me një sërë sistemesh të mira të radarëve”, shkruan fondacioni.

Sulmi vjen në mes të një shtytjeje ruse për të bërë përfitime të rëndësishme në Ukrainën lindore.

Presidenti rus, Vladimir Putin po kërkon të pushtojë më shumë territor ukrainas përpara se Kievi të merr më shumë ndihma ushtarake nga aleatët.

Ndryshe, SHBA-ja ka furnizuar ukrainasit me Sistemet Raketore Taktike të Ushtrisë (ATACMS) të afta për të goditur objektivat në largësi prej 350 kilometrave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat