Incident i tmerrshëm/ Një punonjësi shkelet nga rrota e një aeroplani 77 tonësh

Evropë

Incident i tmerrshëm/ Një punonjësi shkelet nga rrota e një aeroplani 77 tonësh

Më: 24 maj 2024 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Një aksident i çuditshëm ndodhi më 19 maj në aeroportin Yekaterinburg-Kolytsovo, pasi një Airbus A320 gjigant përplasi një nga teknikët.

Piloti kishte nisur të “ecë” në pistë dhe mesa duket nuk e ka vënë re njeriun fatkeq që ka përfunduar nën pajisjen e përparme të aeroplanit.

"Tekniku ka pësuar lëndime në këmbë, ndaj në vendngjarje është thirrur një ambulancë”, njoftojnë autoritetet.

Piloti i Airbus 77-tonësh është marrë në pyetje dhe komisioni hetimor ka bërë kallëzim penal për “shkelje të rregullave të sigurisë”, raporton thesun.

Përfaqësuesi i spitalit ku është vendosur burri thekson se gjendja e tij është e rëndë.

“Pacienti është në terapi intensive”, thuhet, ndërsa mediat raportojnë se i është prerë njëra këmbë.

Pas një vonese prej tre orësh e gjysmë, aeroplani më në fund u nis për në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat