Luftarakët F16 mund të ndryshojnë kahjen e luftës!

Evropë

Luftarakët F16 mund të ndryshojnë kahjen e luftës!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 25 maj 2024 Në ora: 09:35
Bård Bakke

Së shpejti luftëtarakët F-16 mund të jenë mbi qiellin e Ukrainës. Me ndihmën e instruktorëve norvegjezë, pilotët ukrainas po i afrohen qëllimit të tyre për të luftue Rusinë edhe nga ajri!

Ata të shurdhojnë dhe gjëmojnë mirë, sa herë që kalojnë ulët mbi qytetin e stacionit danez të Vojens, kurse ushtrimet i bëjnë pothuajse gjatë 

gjithë ditës!

Por, kjo zhurmë nuk është për t’u habitë sepse stacioni ajror në Skrydstrup, aty ku bëhen stërvitje intensive me një avion të njohur.

- Natyrisht, pilotët ukrainas janë, super të motivuar dhe përthithin të gjithë ekspertizën që marrin. Po ashtu edhe Instruktorët norvegjezë dhe danezë e bëjnë punën me respekt  për t'u dhënë ukrainasve aftësitë më të mira që munden, thotë Folland për TV 2.

Folland beson fuqimisht se avioni F-16 do të jetë një kontribut i vlefshëm për Ukrainën.

- Mendoj se ka potencial për të ndryshuar dinamikën e luftës përgjatë vijës së frontit për faktin se ukrainasit kanë mundësinë të përbëjnë një kërcënim për fuqinë ajrore ruse, thotë ai.

Stërvitjet ecin me shpejtësi rekorde  sepse vetëm nga viti 2023, Norvegjia, Danimarka dhe një numër vendesh të tjera europiane krijuan një koalicion i cili do të trajnojë forcat ajrore ukrainase për të përdorur luftëtarët F-16.

Një ndët këta është edhe Nënkoloneli Bård Bakke, i cili drejton kontributin norvegjez në stërvitjen e ukrainasve. 

- Pilotët ukrainas kanë fluturuar avionë nga epoka sovjetike, ata janë përmirësuar shumë pak që nga ajo kohë e para 30-40 vitesh. Unë do të argumentoja se F-16 është një avion shumë më modern me aftësi shumë më moderne sesa avioni që ata kanë sot, thotë Bakke. 

Ai e di se studentët e tij së shpejti do ta gjejnë veten në mes të një misioni tepër kërcënues për jetën.

- Kërcënimi me të cilin do të përballen pilotët ukrainas kur të kthehen në shtëpinë e vetë, Ukrainën, korrespondon me atë që pamë gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një kërcënim jashtëzakonisht i lartë.

Në Ukrainë, ata po presin me padurim që aeroplanët F-16 të fluturojnë në qiellin e vendit të shkatërruar nga lufta.

- Të gjithë ukrainasit presin ditën kur avioni i parë ukrainas F-16 do të shfaqet në horizont të vendit dhe do të forcojë mbrojtjen e qyteteve dhe komuniteteve tona, shkroi Presidenti Volodymyr Zelenskyj në X në fillim të këtij viti.

Ukrainasve ndoshta do t'u duhet të presin edhe pak, sepse trajnimi do të vazhdojë derisa instruktorët dhe drejtuesit në Skrydstrup të besojnë se pilotët janë mjaft të pajisur për t'u dërguar në luftë.

Kreu i Forcave Ajrore Norvegjeze, Gjeneral Major Rolf Folland, viziton Stacionin Ajror Skrydstrup në Danimarkë!

Edhe kreu i forcave ajrore norvegjeze, Rolf Folland, jep shpresë se ajo ditë nuk është shumë e largët.

- Pilotët ukrainas do të jenë në gjendje të fluturojnë në operacione luftarake në Ukrainë sapo të kemi përfunduar trajnimin e mjaftueshëm në mënyrë që të përballojnë mjaftë mirë misionet që ata do të kryejnë. Nuk mund të them se kur, por do të ndodhë brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore!

Shkrim i Bent Skjærstad

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat