Protesta të dhunshme në Francë, arrestohen mbi 170 aktivistë të klimës

Evropë

Protesta të dhunshme në Francë, arrestohen mbi 170 aktivistë të klimës

Më: 25 maj 2024 Në ora: 09:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Më shumë se 170 aktivistë të klimës u arrestuan për pjesëmarrjen e tyre të dhunshme në protestat në selinë e kompanisë franceze të investimeve “Amundi” në Paris, e cila është aksioneri kryesor i kompanisë franceze të energjisë dhe naftës Total Energies.

Qindra aktivistë të klimës nga Extinction Rebellion u mblodhën të premten ndërsa Total Energies dhe Amundi po mbanin takimin e tyre vjetor dhe disa dhjetëra protestues hynë me forcë në selinë e kompanisë së investimeve, duke thyer xhamat.

Sipas informacioneve janë lënduar tetë pjesëtarë të sigurimit të kompanisë.

Aktivistët thonë se TotalEnergies po kontribuon në ngrohjen globale dhe shkatërrimin e biodiversitetit nëpërmjet aktiviteteve të saj të gazit dhe naftës.

Në mbledhjen e së premtes, gati 80% e aksionerëve miratuan strategjinë e kompanisë për klimën, me më shumë se 75% që votuan gjithashtu për të rinovuar Pouyanne si CEO për tre vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat