Macron kot udhëtoi 16 mijë kilometra, kaledonasit më të qartë se kurrë: Jemi gati të vdesim në barrikada

Evropë

Macron kot udhëtoi 16 mijë kilometra, kaledonasit më të qartë se kurrë: Jemi gati të vdesim në barrikada

Më: 25 maj 2024 Në ora: 10:16
Emmanuel Macron

Megjithëse presidenti francez, Emmanuel Macron u largua me optimizëm nga zona e Kaledonisë së Re, duket se ndarjet në Paqësor janë aq të theksuara sa Francës do t’i duhet një zgjidhje shumë më efektive sesa vizita e presidentit.

Demonstratat që filluan më 13 maj, të nxitura nga shpallja e reformave zgjedhore që do të kërcënonin popullsinë indigjene të Kanakës, ishin shkas për trazira të mëdha në të cilat u vranë shtatë persona dhe disa qindra u plagosën.

Presidenti i Francës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në këtë zonë dhe mijëra pjesëtarë të forcave të sigurisë u dërguan në Kaledoninë e Re me detyrën për të vendosur rendin dhe paqen dhe heqjen e barrikadave që u vendosën në kryeqytet.

Duke qenë se konfliktet vazhduan, lideri francez vendosi të udhëtonte 16 mijë kilometra dhe vizitoi Kaledoninë e Re për të parë vetë situatën.

“Kthimi i rendit republikan është një përparësi. Ne kemi nevojë për paqe”, tha Macron.

Megjithatë, duket se Kaledonia e Re është ende larg kësaj.

“Zëri i Kanakëve vendas nuk po dëgjohet. Nuk e di pse po diskutohet për fatin tonë nga njerëz që as nuk jetojnë këtu. Deklaratat e presidentit Macron janë zhgënjyese. Jemi në të njëjtin vend. Ai vazhdon të lë situatën që të përkeqësohet Ai nuk ka bërë asgjë për të qetësuar gjërat”, tha 52-vjeçari Majk theguardian.

Aktivistët dhe anëtarët e partisë FLKNS, e cila mbron pavarësinë e Kaledonisë së Re, reaguan ndaj vizitës së Macronit.

“Zgjidhja nuk do të vijë nga shteti, por nga kaledonasit. Ju nuk mund të vazhdoni të dërgoni trupa vetëm për të shtypur protestat. Kjo do të çojë vetëm në protesta të tjera. Çfarë po bëjmë ne këtu duke vendosur ushtrinë? Ne nuk jemi terroristë”, tha ai aktivisti Joseph.

Jamil, një tjetër mbështetës i lëvizjes për pavarësi, tha se të rinjtë kanakë janë më të zhgënjyer nga sjellja e Macron.

“Ne dëgjojmë të rinjtë që thonë se janë gati të vdesin në postblloqe. Kjo tregon se sa thellë janë prekur”, tha ai.

Katalizatori i menjëhershëm i krizës në Kaledoninë e Re ishte ndryshimi i propozuar në listat zgjedhore.

Më 15 maj, Asambleja Kombëtare franceze miratoi ndryshime të reja kushtetuese që do të lejonin të votojnë banorët francezë që kanë jetuar në Kaledoninë e Re.

Ndryshimi i propozuar do të shtonte 25 mijë votues në listën e votuesve vendorë nga një total prej 42,596 banorësh që ishin përjashtuar nga listat.

Një ndryshim i tillë do të anulonte masën e vitit 2007, e cila “ngriu” listat e zgjedhësve në statusin e tyre nga viti 1998.

Ky rregull kufizoi të drejtën e votës vetëm për ata që jetonin në zonë përpara vitit 1998, duke përfshirë pasardhësit e tyre.

Kjo reformë është kritikuar ashpër nga grupet që luftojnë për pavarësinë e Kaledonisë, të cilët besojnë se do të margjinalizojë popullin kanak, i cili përbën rreth 40 për qind të popullsisë totale të Kaledonisë së Re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat