Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i është përgjigjur deklaratës së Vladimir Putin se ai nuk është lideri i ligjshëm i Ukrainës.
Për mediat e huaja, Zelensky deklaroi se nuk është i shqetësuar nga fjalët e Putin pasi ukrainasit e dinë kushtetutën dhe i njohin ligjet e tyre.
“Ukrainasit e dinë Kushtetutën e tyre, ata i njohin ligjet dhe deklaratat e presidentit të paligjshëm të Federatës Ruse për paligjshmërinë e presidentit të Ukrainës, sinqerisht, janë të mërzitshme. Kushdo që di të lexojë ligjet do të nxjerrë përfundimin e vet nga fjalët e Putinit, të cilat sinqerisht nuk më shqetësojnë shumë,” tha Zelensky.
Putin e cilësoi dje homologun ukrainas si të paligjshëm pasi mandati i tij skadoi më 20 maj dhe vendi i shtyu zgjedhjet për shkak të luftës.
“Por me kë të negociohet? Kjo nuk është një pyetje kot… Sigurisht që ne e kuptojmë se legjitimiteti i kreut aktual të shtetit ka mbaruar,” u shpreh Putin