Vuçiqi takohet me Dodikun, flasin për “asamblenë e madhe serbe”

Evropë

Vuçiqi takohet me Dodikun, flasin për “asamblenë e madhe serbe”

Më: 25 maj 2024 Në ora: 16:45
Foto nga takimi

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka takuar sot presidentin e Republika Sërpskas, Millorad Dodik.

Siç njoftoi i pari i shtetit serb, në takim është biseduar për përgatitjet rreth takimit të asaj që po quhet “Parlamenti i madh serb”.

Në Instagram, ai tha se do të vërtetohet uniteti i popullit serb.

Takim i shkëlqyer me Millorad Dodikun. Përgatitjet për Parlamentin e 8 Qershorit, tema kryesore e diskutimit. Uniteti i popullit serb do të konfirmohet fuqishëm”, ka shkruar Vuçiq.

Pak ditë më parë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën për Gjenocidin në Srebrenicë.

As Vuçiqi e as Dodiku nuk e pranojnë se masakrimi i rreth 8000 burrave e djemve myslimanë në Srebrenicë përbën gjenocid.

Dodiku paralajmëroi se do të kërkojë zyrtarisht shkëputjen e Republika Sërpskas nga territori i Bosnje e Hercegovinës.

Parlamenti i “Serbisë së madhe” do të mbahet më 8 qershor në Beograd.

Fillimisht, asambleja e madhe serbe ishte paralajmëruar për Pashkë, por ajo u shty, pasi u shty edhe seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën.

Vuçiqi më pas deklaroi se e pranon idenë e Dodikut që Kuvendi i Popullit Serb, Serbi dhe Republika Sërpska, të mbahet menjëherë pas votimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Më herët ata kanë paralajmëruar se në seancë do të bëjnë një deklaratë që do t’i referohet, siç kanë thënë, “pozitës së vështirë” të të gjithë serbëve në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat