Putin: Rusia duhet të jetë gjithmonë një hap përpara armikut

Evropë

Putin: Rusia duhet të jetë gjithmonë një hap përpara armikut

Më: 25 maj 2024 Në ora: 18:29
Vladimir Putin

Rusia duhet të jetë gjithmonë një hap përpara armikut për të garantuar fitoren, tha këtë të shtunë presidenti rus Vladimir Putin, duke hapur një takim me menaxhmentin e kompanive të industrisë së mbrojtjes.

“Dëshiroj të theksoj se duhet të jemi gjithmonë një hap përpara armikut dhe atëherë fitorja do të jetë e garantuar”, tha ai, duke theksuar se këtë e dinë edhe vetë pjesëmarrësit e takimit.

Presidenti i Rusisë theksoi se ata janë gjithmonë në kontakt me ushtarët rusë që luftojnë në vijën e parë të frontit pa kursyer veten dhe duke mbrojtur interesat e Rusisë.

Sipas Putin, “sapo të jemi të paktën gjysmë hapi përpara, kaq, efikasiteti rritet shumë herë, thjesht shumë herë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat