Një avion luftarak i kohës së Luftës së Dytë Botërore, Spitfire, u rrëzua në një fushë pranë bazës së Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë (RAF) në Coningsby sot dhe piloti ka vdekur.
Për momentin nuk ka informacione për shkakun e aksidentit, shkruan BBC.
Baza Coningsby ndodhet 230 kilometra në veri të Londrës. Përveç avionëve luftarakë modernë, ai strehon gjithashtu një koleksion luftarakë dhe bombardues të përdorur në shfaqjet ajrore, të cilat i përkasin departamentit të Fluturimit Memorial të Betejës së Britanisë (BBMF).
Brenda pak ditësh do të festohet 80-vjetori i D-Day, ose pushtimi aleat i Normandisë më 6 qershor 1944.
Policia tha se shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje rreth orës 13:20 me orën lokale.
Me sa dihet, vetëm disa dhjetëra Spitfire janë ende në gjendje funksionimi, gjashtë prej të cilave i përkasin Fluturimit Përkujtimor të Betejës së Britanisë.