Ministri polak akuzon Rusinë se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e BE-së

Evropë

Ministri polak akuzon Rusinë se po përpiqet të ndikojë në zgjedhjet e BE-së

Më: 25 maj 2024 Në ora: 22:56
Radoslaw Sikorski

Diplomati i lartë polak, Radoslaw Sikorski, tha se Rusia dëshiron të destabilizojë Evropën.

Bëhet e ditur se Ministri i Jashtëm i Polonisë ka akuzuar Rusinë për destabilitet në Evropë përpara zgjedhjeve parlamentare evropiane në qershor.

Radoslaw Sikorski tha se “Rusia dëshiron ta destabilizojë situatën në Evropë përpara zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Evropian”, shkruan euronews.

“Ata duan të ndikojnë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, tha Sikorski.

“Ne nuk mund t’i lejojmë ata ta bëjnë këtë”, vazhdoi ai.

Sikorski tha se “ka pasur grupe sabotazhi në Evropë të frymëzuara dhe të paguara nga shërbimet ruse”.

Ndryshe, deklarata e ministrit Sikorski vjen disa ditë pasi kryeministri polak, Donald Tusk, njoftoi për formimin e një komisioni që do ta shqyrtojë ndikimin rus.

Në të kaluarën, Polonia ka thënë se pozicioni i saj si një shpërndarës kryesor i furnizimeve për Ukrainën, e bën atë një objektiv për spiunët e Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat