Ushtria ruse nuk ndalet, luftime intensive në Kupiansk dhe Pokrovsk

Evropë

Ushtria ruse nuk ndalet, luftime intensive në Kupiansk dhe Pokrovsk

Më: 27 maj 2024 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Luftime intensive janë regjistruar në 24 orët e fundit në Ukrainën lindore, veçanërisht pranë qyteteve Kupiansk dhe Pokrovsk.

Në total, u regjistruan 95 përleshje të armatosura. Kështu ka shkruar në ‘Facebook’ Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke bërë një bilanc të situatës së pushtimit rus.

“Agresori rus po përpiqet të shfrytëzojë epërsinë e tij për sa i përket personelit, pajisjeve dhe mbështetjes ajrore. Ushtarët ukrainas po reagojnë dhe në disa zona po kryejnë operacione sulmi efektive për të përmirësuar stabilitetin e mbrojtjes dhe për të rivendosur pozicionet”, thuhet në njoftim.

Mësohet se rusët kryen katër sulme me raketa në territorin e Ukrainës, duke përdorur 14 raketa dhe 46 sulme ajrore me 69 avionë luftarakë. Ata përdorën gjithashtu 311 dronë kamikaze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat