Serbia nis hetimet për vdekjen e dhunshme të vëllait të zyrtarit boshnjak në Beograd

Evropë

Serbia nis hetimet për vdekjen e dhunshme të vëllait të zyrtarit boshnjak në Beograd

Më: 27 maj 2024 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm konfirmon Djordje Mijatovic, vëllai i zëvendëskryeministrit të njësisë së Federatës Boshnjake, dyshohet se vdiq pas një zënke me dy të rinj që po e  “ngacmonin” djalin e tij dhe fëmijët e tjerë në një park në Beograd.

Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, konfirmoi se Djordje Mijatoviq, vëllai i Vojin Mijatoviq, zëvendëskryeministër i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, vdiq të dielën në Beograd pas asaj që ai tha se ishte një “konflikt” me dy të rinj, të cilët u përshkruan nga mediet serbe si “huliganë”, raporton BalkanInsight.

Daçiq, të dielën tha se policia mori një telefonatë në lidhje me një incident në vendbanimin e Beogradit, Vozdovaç, ku Mijatoviq jetonte me familjen e tij.

“Siç tha gruaja e [Mijatoviçit], fëmijët po luanin top në këndin e lojërave atje – ai shesh lojërash nuk ka kamera dhe tani është problem [të vërtetohet] çfarë ka ndodhur atje – dhe pastaj djali erdhi në banesë dhe tha se dy të rinj nuk ia kthyen topin, pastaj babai zbriti, [dhe më pas] u dëgjua një zhurmë [nga jashtë] dhe kur gruaja doli, e gjeti atë atje; ai tha se kishte pasur një konflikt me dy të rinj,” tha Daçiq për Blic TV.

Daçiq tha se shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar.

Prokuroria e Lartë e Beogradit tha të hënën se kishte urdhëruar një autopsi, ndërsa Ministria e Brendshme tha se po punon “intensivisht” për identifikimin e autorëve.

Në një postim në Facebook, Vojin Mijatoviq tha se vëllai i tij u vra në kryeqytetin serb. “Udhëto, vëllai im, në një vend më të mirë”, ka shkruar Mijatoviq.

“Çdo gjë që unë do të thoja tani nuk ka kuptim, sepse ajo që ndodhi nuk ka kuptim gjithsesi. Dhe për fat të keq, kjo është një pjesë e lojës që quhet jetë”, shtoi ai.

Vojin Mijatoviq është zëvendëskryeministër i Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, një nga dy entitetet në vend, dhe shërben si Ministër i Zhvillimit, Sipërmarrjes dhe Zejtarisë.

Ai është edhe një nga nënkryetarët e Partisë Socialdemokrate, SDP. Një serb etnik, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2022, ai ishte një kandidat për vendin serb në presidencën trepalëshe të Bosnjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat