Andy Burnham pritet të zgjidhet lider i Partisë Laburiste

Evropë

Andy Burnham pritet të zgjidhet lider i Partisë Laburiste

Më: 17 korrik 2026 Në ora: 13:24
Andy Burnham

Andy Burnham pritet të shpallet lideri i ri i Partisë Laburiste, pasi ka siguruar mbështetjen e qindra deputetëve dhe disa sindikatave të fuqishme.

Deputeti i Makerfield pritet të mbajë një fjalim në një konferencë të posaçme të partisë në Londrën qendrore, para se të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të hënën.

Burnham ishte kandidati i vetëm në garën për të zëvendësuar Keir Starmerin dhe pritet të deklarojë se qeveria e tij do të jetë e fokusuar në “nxitjen e rritjes në çdo zonë të vendit”.

Muajin e kaluar, ish-kryetari i Bashkisë së Mançesterit të Madh prezantoi planet për krijimin e një “Numri 10 në Veri”, me synimin për të zhvendosur një pjesë të pushtetit nga Westminsteri drejt rajoneve, shkruan BBC.

Sipas analistëve politikë, zgjedhja e Burnhamit shënon përmbushjen e një ambicieje disa dekadëshe për të udhëhequr vendin.

Ndërkohë, ka nisur spekulimi edhe për përbërjen e kabinetit të tij. Sekretarja e Brendshme, Shabana Mahmood, është përmendur si një emër i mundshëm për postin e kancelares.

Në Downing Street janë parë edhe furgonë transporti, ndërsa përgatitet dorëzimi i pushtetit nga Keir Starmer te Andy Burnham.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat