Arrestohet një 48-vjeçar në Londër, dyshohet për vrasjen e një 16-vjeçareje

Evropë

Arrestohet një 48-vjeçar në Londër, dyshohet për vrasjen e një 16-vjeçareje

Nga: A.SH. Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 18:50
Fotoilustrim

Një 48-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e një vajze 16-vjeçare në lindje të Londrës.

Policia u njoftua të premten pasdite për një ngjarje në Grosvenor Gardens, në Newham, ku ekipet emergjente gjetën të miturën pa shenja jete. Ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.

I dyshuari u arrestua të premten në mbrëmje në aeroportin Stansted dhe aktualisht ndodhet në paraburgim policor.

Policia Metropolitane bëri të ditur se dyshohet që 48-vjeçari e njihte viktimën, ndërsa deri më tani nuk ka prova që sugjerojnë rrezik për publikun.

Kryeinspektorja Jo Lloyd tha se oficerët specialistë po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për t’i dhënë përgjigje familjes së vajzës.

Ndërkohë, këshilltari lokal Mehmood Mirza e përshkroi të ndjerën si një vajzë të zakonshme nga një familje me prejardhje nga Bangladeshi, e cila ishte nxënëse dhe po përgatitej për provimet GCSE.

Ai tha se lajmi ka tronditur komunitetin, pasi zona njihet si një lagje e qetë ku banorët njihen me njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat