Furnizimi me barna esenciale i pamjaftueshëm për pacientët në Ferizaj

Ferizaj

Furnizimi me barna esenciale i pamjaftueshëm për pacientët në Ferizaj

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 20:28
Barna

Sasia e insulinës në stok është e mjaftueshme.

Por nuk qëndron situatë e njëjtë me ilaçet tjera për të cilat kanë nevojë pacientët në Ferizaj, e të cilat janë pjesë e listës së barnave esenciale.

Qytetarët shpesh detyrohen të blejnë vetë terapitë e përshkruara, për shkak te mungesës së tyre.

Se po pranojnë ankesa të tilla e thonë edhe nga barnatorja Qendrore e kësaj komune.

E cila nga to mungon më së shumti?

Se deri në çfarë përqindje po furnizohen me barna nga ministria kompetente, e thonë nga drejtoria e Shëndetësisë në Ferizaj.

Nga Ministria e Shëndetësisë përmes një përgjigjje me shkrim thanë se hera e fundit prej kur kjo QKMF është furnizuar me barna ka qenë më 24 korrik të këtij viti./t7

Ndërkaq furnizimi me barnat esenciale nga kjo ministri në gjithë Kosovën bëhet për çdo muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat