Vdes burri që po trajtohej në QKUK pas aksidentit në Ferizaj

Ferizaj

Vdes burri që po trajtohej në QKUK pas aksidentit në Ferizaj

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 10:11
QKUK

Ka vdekur një burrë i cili ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti në Ferizaj.

Aksidenti i trafikut kishte ndodhur më 19 korrik në Ferizaj, rreth orës 20:38.

Policia, tregoi se viktima ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK dhe i njëjti ka ndërruar jetë shtunën.

“Ferizaj 19.07.2023 – 20:38. Në lidhje me rastin, më 05.08.2023 gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat