​Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për lëndim të rëndë trupor

Ferizaj

​Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për lëndim të rëndë trupor

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 17:07
Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.R., shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i rëndë trupor nga neni 186 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se më datë 30 korrik 2023, në një fshat në Komunë të Ferizajt, i pandehuri në bashkëkryerje me dy të mitur, me qëllim që t`i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin M.Sh., në atë mënyrë që si rezultat i një mosmarrëveshje që kishin mes vete.

“Sipas të pandehurit i dëmtuari i kishte thënë disa fjalë për të, po sa i pandehuri e takon në rrugë të dëmtuarin, menjëherë i drejtohet me fjalë “Pse ke thënë ishalla I.. nuk del kurrë prej burgu” dhe pasi i dëmtuari mohon një gjë të tillë, i pandehuri e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në syrin e djathë, kurse më pas fillojnë t`a sulmojnë edhe dy të miturit duke e goditur në tërë trupin, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të rënda trupore dhe atë: frakturë në hundë dhe lëndime tjera në sy dhe pjesë të tjera të trupit, lëndime këto të përshkruar në raportin mjekësor të Qendrës Emergjente në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat