Përfshihen nga zjarri disa varreza në Ferizaj

Ferizaj

Përfshihen nga zjarri disa varreza në Ferizaj

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 09:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa varreza raportohet se janë përfshirë nga zjarri të hënën rreth orës 11:09 në Ferizaj.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve e ka lokalizuar zjarrin.

“Ferizaj 11.09.2023-11:09. Raportohet se janë përfshirë nga zjarri disa varreza. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedurat e mëtejme hetimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat