E dhimbshme: Vdes në moshën 13-vjeçare nxënësi Yll Neziri

Ferizaj

E dhimbshme: Vdes në moshën 13-vjeçare nxënësi Yll Neziri

Nga: A.SH Më: 20 shtator 2023 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Shkolla “Mehmet Akif” ka njoftuar se në moshë të re ka ndërruar jetë nxënësi Yll Neziri.

Yll Neziri, ishte nga fshati Tërpezë, Ferizaj.

Shkolla ka shpreh ngushllimet për të gjithë familjarët, mësimdhënësit dhe nxënësit.

Njoftimi i shkollës:

Njoftojmë miqtë, familjarët mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës që nxënësi Yll Neziri ka ndërruar jetë.

Në një ditë si sot kur përballemi me të papriturën , siç është ikja nga jeta e një fëmije 13 vjeçar, stepemi dhe për një çast ftohemi. Ky lajm i kobshëm i vdekjes së Yllit, ngase e njohim si nxënës të shkëlqyeshëm e shembullor, diti të na luhasë dhe të na tronditisë.

Image
Yll Neziri

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, për të gjithë mësimdhënësit dhe shokët e shoqet e klasës si dhe të gjithë ata që e njohën!

Kujtimi për Yllin do të jetë i përhershëm!

Kurse, edhe nga fshati i tij ka njoftuar për ceremoninë e varrimit të të riut.

Njoftim Mortor

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”!

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, djali ynë Yll (Shaban) Neziri, 13 vjeçar.

Ceremonia e varrimit, do të bëhet nesër, më datë 21 Shtator 2023, në ora 17:00, në varrezat e qytetit të Ferizajit (shkruan babai i tij Shaban Neziri).

Ylli ishte nga fshati ynë Tërpezë, lagjja “Halilajve”.

Allahu e mëshiroftë dhe me Xhennet e gradoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat