6 aksidente për 24 orë në Ferizaj, u shqiptuan 272 gjoba

Ferizaj

6 aksidente për 24 orë në Ferizaj, u shqiptuan 272 gjoba

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj ka njoftuar për 24 orë kanë ndodhur 6 aksidente, prej tyre 1 me lëndime dhe një me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe kohorre, janë shqiptuar 272 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 5 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Disa nga llojet e kundërvajtjeve :

– Tejkalim i shpejtësisë, 67 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 38 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patent shofer , 17 gjoba

– Drejtimi i automjetit me skadim të regjistrimit , 17 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 16 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 8 gjoba

– Drejtimi i motoçikletës pa patent shofer, 3 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, 1 gjobë

– Të tjera, 105 gjoba

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat