Sindikata regjionale “Qëndresa” ka bërë të ditur se nesër do të fillojë grevën dhe protestat me punëtorët e KRM “Pastërtia”.
Duke kërkuar urgjentisht ndërhyrjen e prokurorisë për korrupsionin dhe shkeljet ligjore në këtë ndërmarrje publike.
Në një komunikatë për media të kësaj sindikate janë bërë të ditur edhe arsyet e mbajtjes së grevës dhe protestës.
“Kushtet e rënda të punës, pagat e vogla, mos-pagimi i kontributeve pensionale të punëtoreve për më shumë se 28 muaj, punësimet e paligjshme në administratë, korrupsioni në çdo cep të ndërmarrjes publike, ushtrimi i detyrës së bordit dhe kryeshefit në kundërshtim të plotë me ligjin mbi ndërmarrjet publike”, thuhet në komunikatë.