Prokuroria Themelore në Ferizaj mban tryezë diskutimi në kuadër të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”

Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj mban tryezë diskutimi në kuadër të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 13:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Nën patronatin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, sot, në Prokurorinë Themelore në Ferizaj është mbajtur tryezë diskutimi “Koordinimi ndër-institucional në luftimin e trafikimit me njerëz” në kuadër të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit 2023”.

Në këtë tryezë diskutimi të udhëhequr nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, z.Shukri Jashari, e pranishme ishte edhe Zëvëndëskryeprokurorja e Shtetit znj.Sevdije Morina, nënkryetarja e Gjykatës Themelore në Ferizaj, znj.Mirlinda Rexhepi, gjyqtar, prokurorë nga kjo Prokurori, përfaqësues nga Policia e Kosovës, zyrtarë nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV), përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale-Ferizaj, si dhe përfaqësues nga Strehimorja dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës.

Me këtë rast, në fjalën e tij, Kryeprokurori Jashari theksoi se java për të drejtat e viktimave të krimit ka për qëllim që të i bëjë sa më të zëshme të drejtat e viktimave të krimit duke kërkuar që këto të drejta të trajtohen me profesionalizëm të plotë.

Tutje, Kryeprokurori Jashari tregoi punën dhe angazhimet e vazhdueshme lidhur me rastet e kësaj natyre nga ana Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Ndërsa, edhe të pranishmit tjerë në këtë tryezë diskutimi gjatë fjalës së tyre përmendën punën e institucioneve përkatëse dhe sfidat që paraqiten në përditshmëri gjatë trajtimit të rasteve të kësaj natyre.

Në fund të takimit, Kryeprokurori Jashari falenderoi të pranishmit duke përmendur faktin se Prokurori i Shtetit ofron bashkëpunim të vazhdueshëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe në mënyrë të vazhdueshme është angazhuar me të gjitha kapacitetet që ka për mbrojtje dhe ndihmë viktimave të krimit.

“Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila organizohet nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka për qëllim nderimin e viktimave të krimit dhe rritjen e vetëdijes për të drejtat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat