Të rinjtë e LDK-së në Ferizaj me aksion: Këtu promovohen kompanitë e dostave të Agim Aliut

Ferizaj

Të rinjtë e LDK-së në Ferizaj me aksion: Këtu promovohen kompanitë e dostave të Agim Aliut

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 13:56
Aksioni i LDK-se

Forumi i Rinisë së LDK-së, dega në Ferizaj ka zhvilluar një aksion në këtë komunë, ku kanë mbuluar emrat e bizneseve, të cilët janë të vendosur tek nënkalimi i qytetit. Mbi emrat e bizneseve Forumi ka vendosur postera me monumentet historike të qytetit.

Sipas Forumit të Rinisë, në Ferizaj duhet të promovohen fenomenet unike që e karakterizojnë atë dhe jo kompanitë e dostave të kryetarit të Komunës.

“Qyteti ynë, qyteti i Ferizajt, njihet për fenomenet unike në europë e botë. Kisha e xhamia në një oborr, lumi i bifurkacionit, janë dukuri të rralla në botë, e pasuri e jashtëzakonshme e qytetit tonë. Mirëpo në Ferizaj nuk promovohen këto, në Ferizaj promovohen kompanitë e dostave të kryetarit të Komunës”, thuhet në statusin e këtij forumi në Facebook.

Tutje në këtë shkrim thuhet se “Kryetari i Komunës, nuk është mjaftuar me miliona euro shpërblime përmes tenderëve për shokët e tij, ai ka vendosur ti shpërblejë ata edhe me hapësira reklamuese, pikërisht në vendet nga ku ata morën milionat”.

“Ferizaji ka vlera, Ferizaji ka me cka krenohet, nga sot në vend të emrave të kompanive të dostave të kryetarit, qytetarët do t’i shohin bukuritë e vërteta të qytetit tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat