Bora mbulon edhe Ferizajn, komuna thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Ferizaj

Bora mbulon edhe Ferizajn, komuna thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 10:31
Ferizaj

Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Ferizajt janë të kalueshme.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e kësaj komune, ku thanë se ekipet përkatëse janë në terren duke bërë pastrimin e rrugëve nga bora.

Nga Komuna e Ferizajt bëjnë apel tek vozitësit që të shtojnë kujdesin gjatë qarkullimit në trafik, veçanërisht në qarkullimin në zona malore.

Reshjet e borës kanë nisur të bien në orët e hershme mëngjesin e sotëm.

Ministria e Infrastrukturës ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat