Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Ferizajt janë të kalueshme.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e kësaj komune, ku thanë se ekipet përkatëse janë në terren duke bërë pastrimin e rrugëve nga bora.
Nga Komuna e Ferizajt bëjnë apel tek vozitësit që të shtojnë kujdesin gjatë qarkullimit në trafik, veçanërisht në qarkullimin në zona malore.
Reshjet e borës kanë nisur të bien në orët e hershme mëngjesin e sotëm.
Ministria e Infrastrukturës ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.