​Policia e Ferizajt organizon fushata vetëdijësuese për “16 ditë të aktivizimit...”

Ferizaj

​Policia e Ferizajt organizon fushata vetëdijësuese për “16 ditë të aktivizimit...”

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 15:47
​Policia e Ferizajt organizon fushata vetëdijësuese për “16 ditë të aktivizimit...”

Në kuadër të fushatës “16 ditë të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore” menaxhmenti i policisë rajonale të Ferizajt ka pritur deputeten e Kuvendit të Kosovës Shqipe Metaj- Isufi dhe Grupin e Grave Asambleiste të Komunës së Ferizajt.

Shefi i Hetimeve të Përgjithshme, majori Muhamet Jahiri i ka njoftuar për numrin e rasteve të dhunës në familje të raportuara në periudha të ndryshme dhe arrestimin e personave, si dhe procesin se si trajtohet një rast i dhunës në familje nga hetuesit primarë dhe rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.

Ai ka theksuar se policia rajonale e Ferizajt ka mbajtur ligjërata në shkolla, ka organizuar punëtori të ndryshme, fushata vetëdijesuese për dukurinë e dhunës në familje dhe se rastet e dhunës në familje trajtohen me kujdes të veçantë nga pjesëtarë të policisë të trajnuar mirë për këto raste.

Deputetja Metaj-Isufi dhe Grupi i Grave Asamblesite të Komunës së Ferizajt, kanë falënderuar policinë rajonale të Ferizajt për punën e tyre dhe përpjekjet e vazhdueshme, që përmes fushatave të ndryshme, punëtorive kanë bërë që rastet e dhunës në familje të mos mbeten të izoluara, por ato të raportohen në polici.

Ndërkaq ofruan gjithë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre për policinë rajonale të Ferizajt, për trajtimin dhe parandalimin e rasteve të dhunës në familje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat