Aliu në 150-vjetorin e themelimit të Ferizajt e nderon me çmimin “Nderi i qytetit”, mjekun e ndjerë Sylejman Rexhepi

Ferizaj

Aliu në 150-vjetorin e themelimit të Ferizajt e nderon me çmimin “Nderi i qytetit”, mjekun e ndjerë Sylejman Rexhepi

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu me rastin e 150-vjetorit të themelimit të qytetit i ka ndarë dekoratën “Nderi i qytetit”, mjekut Sylejman Rexhepit, për kontribut të jashtëzakonshëm në shëndetësi.

Dekoratën ai ia ka ndarë familjarëve, për çka tha se Rexhepi njihej për humanizëm e atdhedashuri.

Postimi i plotë

Në shënim të 150 vjetorit nga themelimi i Ferizajt, me kontribut të jashtëzakonshëm në shëndetësinë ferizajase e tillë është veprimtaria e mjekut të çmuar, ku me respekt e vlerësim për kontributin e çmueshëm, ndava dekoratën NDERI I QYTETIT", pas vdekjes

për DR. SYLEJMAN REXHEPI

Për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, në përfaqësim të idealeve të larta të humanizmit e të atdhedashurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat