​Reshjet, vetura fundoset në afërsi të Ferizajt

Ferizaj

​Reshjet, vetura fundoset në afërsi të Ferizajt

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 08:50
Prelez

Reshjet e së enjtes, kanë bërë që një veturë të fundoset në ujë. Rasti ka ndodhur në fshatin Prelez të Ferizajt.

Në fotografinë e publikuar shihet se vetura është mbuluar pothuajse tërësisht nga uji.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se rasti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, dhe ka ardhur si shkak i grumbullimit të ujit në atë vend.

Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar.

“Ju njoftojmë se, rreth orës 20:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt, shkak i grumbullimit të ujit nga të reshurat e shiut një veturë me targa vendore, ka dalë jashtë rruge, ndërsa nuk raportohet për lëndime”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat