Sulmoi një person me shufër metalike, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Ferizaj

Sulmoi një person me shufër metalike, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Ferizaj pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një person tjetër me shufër metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:51 në rrugën “Nikë Prela” në Ferizaj.

I lënduari është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa policët hetues të stacionit në Ferizaj janë vënë në ndjekje të personit të dyshuar, i cili ishte i njohur për policinë.

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, policët hetues kanë arritur që në ora 23:00 të lokalizojnë të dyshuarin, e më pas edhe ta arrestojnë atë, me dyshimin se i ka shkaktuar lëndime trupore personit tjetër”, thuhet më tej.

I dyshuari A.F (M/K) i moshës 42 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat