Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën në komunikacionin rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve në rrugë, ndërsa brenda 24 orëve ka shqiptuar 230 gjoba kundërvajtëse dhe i ka hequr 5 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar rrezik të rëndë në komunikacion.
Disa nga llojet e kundërvajtjeve sipas policisë janë:
Tejkalim i shpejtësisë, 47 gjoba; përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 28 gjoba; xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 21 gjoba; mos përdorimi i rripit të sigurisë, 12 gjoba; drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 9 gjoba; drejtimi i mjetit me skadim të regjistrimit , 9 gjoba; tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 2 gjoba; të tjera, 100 gjoba.
Ndërsa, janë raportuar 3 aksidente, prej tyre: aksidente me lëndime, 1; persona të lënduar, 1; aksidente me dëme materiale, 2.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa ka angazhuar edhe veturën me pajisje inteligjente në gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë edhe rrugët lokale”, thuhet në njoftimin e policisë.